eksperti-banner

Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitore përballë skuadrës së njohur rumune Astra me rezultat 4-2.

Kampionët e Kosovës kanë mposhtur një skuadër të madhe siç janë rumunët e Astras, në miqësoret ndërkombëtare që po i zhvillojnë.


Minatorët fituan këtë ndeshje edhe pse në pjesën e parë ishin duke pësuar humbje me rezultat 2-0, por në pjesën e dytë u kthyen fuqishëm.

Trepça ’89 shënuan katër gola duke e fituar ndeshjen në fund me rezultat 4-2.

Kushtrim Lushtaku, Assare, Blerand Kurtishaj dhe Lapidar Lladrovci ishin ata që i dhanë fitoren skuadrës nga Riza Lushta. /Telegrafi/

telegrafi sport app