LAJMI I FUNDIT:

Treni përplaset me platformën e betonit dhe del nga binarët, humbin jetën 3 persona dhe lëndohen 13 tjerë (Foto/Video)

Treni përplaset me platformën e betonit dhe del nga binarët, humbin jetën 3 persona dhe lëndohen 13 tjerë (Foto/Video)

Ky është momenti kur treni plot me pasagjerë përplaset me platformën e betonit të stacionit, që ua mori jetën tre personave dhe lëndoi dhjetëra tjerë.

Treni që pritej të mbërrinte në Milano të Italisë, pasi u përplas me platformën doli nga binarët dhe shkaktoi një aksident të tmerrshëm, në të cilin humbën jetën 3 persona, kurse 13 tjerë u lënduan rëndë dhe 100 tjerë më lehtë, transmeton Telegrafi.


Treni që po udhëtonte nga Cremona drejt Porta Garibaldi në Milano, u përplas mes Pioltellos dhe Segrates, që njëherit po konsiderohet si aksidenti më i tmerrshëm hekurudhor që ka ndodhur viteve të fundit në Itali.

Kamerat e sigurisë të vendosura në stacionin e trenit, kanë filmuar momentin kur treni me 250 pasagjerë brenda përplaset për platformë dhe humb kontrollin dhe del nga binarët.

Videoja 10 sekondëshe shfaq momentin kur treni lëviz me shpejtësi të madhe dhe përplaset në pjesën e betontë, duke krijuar kështu shkëndija të mëdha dhe në një moment një pjesë e trenit këputet dhe fluturon me shpejtësi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kishin dalur ekipet emergjente të cilat ndihmuan pasagjerët e lënduar që shumica prej tyre ishin të mbuluar me gjak. /Telegrafi/