LAJMI I FUNDIT:

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Jo më kot thonë “i përpiktë si treni japonez”.

Në këtë vend koha respektohet në atë masë sa që nëse (për ndonjë mrekulli) një tren vonon disa minuta, pasagjerët marrin një falje formale.

Historia e mëposhtme tregon për trenin Shinkansen (treni Bullet), nisja e të cilit ishte 17 minuta me vonesë!


Kompania Qendrore Hekurudhore njofton se përbërja ka arritur në Tokio nga Nagoya dhe se nisja për në Osaka është pezulluar përkohësisht. Arsyeja është më se e çuditshme.

Gjegjësisht, stafi ka vërejtur një gjarpër 40 centimetrash duke “rrëshqitur” në dysheme në njërën nga karrocat, transmeton upi.com.

Më shumë se 600 pasagjerë duhej të transferoheshin në një tren tjetër pasi Shinkansen u shkëput nga rrjeti dhe gjarpri u kap më vonë.

Autoritetet po hetojnë se si ajo përfundoi në tren. “Është e vështirë të imagjinohet që një gjarpër do të hynte në një vagon treni në një nga stacionet. Ne kemi rregulla që ndalojnë futjen e kafshëve të egra. Pavarësisht kësaj, ne nuk kontrollojmë bagazhin e udhëtarëve”, është bërë e ditur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori