E plotësuar: Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti mes trenit dhe një  veture në Drenas, ka mbetur i lënduar një person.

Reklama

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

—-

Një aksident trafiku mes trendit dhe një veture ka ndodhur sot në Baicë të Drenasit.

Nga ky aksident dëme materiale ka pësuar vetura e tipit pasat, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/