LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri në TikTok mund të shkaktojë probleme shëndetësore

Trendi i ri në TikTok mund të shkaktojë probleme shëndetësore

Një nga tendencat më të fundit në TikTok quhet “WaterTok” përfshin shtimin e pluhurave dhe shurupeve me shije të ëmbël në ujë.

Megjithatë, nga dentistët te nutricionistët, shumë ekspertë të shëndetit paralajmërojnë për dëmtimin e tij.


Dentistët po paralajmërojnë për rreziqet që paraqet dhe trendi ka mbledhur më shumë se 100 milionë shikime në TikTok, duke thënë se sheqernat në produktet e përdorura mund të ndikojnë në dhëmbët tuaj – duke gërryer smaltin e dhëmbëve dhe duke shkaktuar karies.

Ai shkaktoi reagime edhe nga ekspertë të tjerë të shëndetit dhe nutricionistët pohojnë se ëmbëlsuesit e pranishëm në alternativat “pa sheqer” mund të jenë të dëmshme për zorrët tuaja.

Pavarësisht kësaj, ndikuesit ndajnë video duke rekomanduar recetat e tyre – të cilat përfshijnë një përzierje pluhuri dhe shurupi. Këto produkte të koncentruara e kthejnë ujin e zakonshëm në pije të ëmbla me ngjyra të ndezura.

@grandpasyummytoes POV: You’re on WaterTok #watertok #water #drinktok #drinkwater #watertokdrama #h2o ♬ original sound – grandpa yummytoes

Ndërsa aromatizuesit mund t’i japin shije ujit, dentisti britanik Alan Clarke paralajmëroi për ndikimet e mundshme në shëndetin e dhëmbëve.

“Sheqeri në kombinim me bakteret në gojë krijon acid që sulmon smaltin e dhëmbëve dhe kjo mund të dërgojë në probleme të ndryshme me dhëmbët – nga kavitetet deri te zbardhja e ngjyrës”, tha ai.

Sipas një studimi të vitit 2017, aspartami – një ëmbëlsues artificial që zakonisht gjendet në disa qese të etiketuara “pa sheqer” – është gjithashtu i lidhur me problemet e sjelljes dhe njohjes.

Ekspertët kanë lidhur gjithashtu aspartamin me një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë një rrezik në rritje të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithashtu, këta ëmbëlsues dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve duke prishur bakteret e mira, të cilat mund të rezultojnë në fryrje, stres, shtim në peshë dhe rritjen e sëmundjeve kronike dhe depresionit. /Telegrafi/

@_pocketfullofsunshine Just found my new obsession #teacher #teachersoftiktok #teachertok #teachertoker #teachervlogger #teachervlog #teacherlife #watertok #watertiktok #drinktok #fyp #fypシ ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Menstruacioni i parë

Menstruacioni i parë

Kalo në kategori