LAJMI I FUNDIT:

Tregu i kriptovalutave arrin 800 miliardë dollarë

Tregu i kriptovalutave arrin 800 miliardë dollarë

Kapitali total i tregut i të gjitha kriptovalutave, sot arriti një nivel të ri me mbi 800 miliardë dollarë, dy ditë më herët ky rekord ishte 700 miliardë, shkruan Telegrafi.

Rritja e kapitalit është nxitur nga kërkesat për kriptovalutat tjera, kurse kërkesa për Bitcoin është rënë dukshëm. Aktualisht dominimi i përgjithshëm i Bitcoin në mesin e të gjitha kriptovalutave bie në 35 për qind të tregut.


Ky ndryshim mbizotërues është pasuar rritje masive të çmimeve nga kriptovalutave të tjera më pak të njohura si Ripple, Ethereum, Litecoin, Cardano dhe Dash, të cilat kanë shënuar rritje mbi 20 për qind.

Në veçanti, kriptomonedha Ripple ka pasur rritje të kapitalit të tregut duke u pozicionuar në vend të dytë prapa Bitcoin. Rritja e saj vjen si rezultat i kërkesës në tregun e Koresë së Jugut. /Telegrafi/