LAJMI I FUNDIT:

Tregu i zi ngulfat pronësinë intelektuale në Maqedoni

Tregu i zi ngulfat pronësinë intelektuale në Maqedoni

Disa prej arsyeve të përforcimit të kësaj lufte mendohet të jetë e dhëna se 2.5 për qind e tregtisë ndërkombëtare bëhet me produkte të falsifikuara, vlera e të cilëve arrin në rreth 338 miliardë euro. Kjo shumë, sipas ekspertëve evropianë të sigurisë, është pothuajse e njëjtë me Bruto Prodhimin Vendor të ndonjërës prej vendeve të BE-së, në këtë rast Austrisë, ndërsa nga kjo dukuri s’bën përjashtim as Maqedonia, njofton Koha.mk

Zyra e Bashkimit Evropian dhe EUROPOLI, përmes një organi unifikues do të luftojnë kundër falsifikimit dhe piraterisë të prodhimeve të ndryshme që ofrohen në tregun on-line apo në tregjet standardet. Ashtu siç informuan të dyja institucionet, tashmë është formuar një koalicion i përbashkët me qëllim të luftës më efikase ndaj shkeljes së të drejtës intelektuale. Disa prej arsyeve të përforcimit të kësaj lufte mendohet të jetë e dhëna se 2.5 për qind e tregtisë ndërkombëtare bëhet me produkte të falsifikuara, vlera të cilëve arrin në rreth 338 miliardë euro. Kjo shumë, sipas ekspertëve evropianë të sigurisë, është pothuajse e njëjtë me Bruto Prodhimin Vendor të ndonjërës prej vendeve të BE-së, në këtë rast Austrisë.


Viteve të fundit, për shembull siç konstatojnë Agjencitë e Sigurisë Evropiane, është vërejtur rritje e distribuimit on-line të barnave të falsifikuara dhe veglave medicinale. Në këtë drejtim, produktet e falsifikuara stomatologjike, sipas të dhënave të EUROPOL-it, në internet mund të blihen me çmime shumë të ulëta, respektivisht nga 350 apo 750 euro më lirë se pajisjet origjinale. Pikërisht për shkak të çmimeve të ulëta, sipas analizave paraprake, konsumatorët vendosin të blejnë vegla që nuk janë origjinale. Krahas produkteve medicinale, nga ky hulumtim i realizuar është konstatuar rritje e marketeve në internet që ofrojnë pjesë të falsifikuara për automjete, siç janë jastëkët e ajrit e produkte tjera të ngjashme.

Produktet e rrejshme me të cilën shkelet e drejta e pronësisë intelektuale për të cilën se paku ekzistojnë dyshime nuk ka lënë pa e prekur edhe Maqedoninë. Në njërën prej kontrollove të fundit të Drejtorisë së Doganave, u konfiskuan 106 kukulla të shënuara me marka tregtare, për të cilët ekziston dyshimi se ndonjërit i është shkelur e drejta e pronës intelektuale. Këto produkte u konfiskuan gjatë kontrollit të prodhimeve të ndryshme që vijnë nga Kina, e të cilat kanë qenë të dedikuara për një furnizues nga Struga.

Lidhur me këtë ngjarje, nga Dogana kanë deklaruar se kukullat janë mbajtur dhe në pajtim me Ligjin do të ngrihet procedurë për verifikimin e cilësisë së tyre origjinale. Pasojat nga prodhimet e ndryshme të falsifikuara, ekspertët mendojnë se janë si rezultat i efekteve negative, qofshin ato sociale apo ekonomike. Në ndërkohë, dëme nga këto prodhime po ashtu ka edhe ndaj shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve për shkak se prodhimi i atyre mallrave zakonisht bëhet duke mos i respektuar standardet e përcaktuara. Koalicioni i ri i institucioneve të BE-së pritet ta lehtësojë luftën kundër këtij lloji të krimit, ta rrisë harmonizimin e instrumenteve juridike, ta rrisë ndjekjen e tregjeve on-line, si dhe ta rrit ndërgjegjen tek popullata.

“Shkelja e së drejtës intelektuale nuk është krim pa viktima. Këto rrjete të krimit janë të shpërndara edhe jashtë kufijve të BE-së, të cilët po ashtu janë të lidhur me forma tjera të krimit, siç është trafikimi me njerëz, larja e parave dhe krimi kompjuterik. Duke ju falënderuar bashkëpunimit të deritanishëm zyrës së BE-së, mund të zhvillohen hetime efikase dhe përgjegjësit të përndiqen penalisht, ndërsa koalicioni i ri na mundëson zhvillim të mëtejmë kundrejt kësaj lufte”, deklaroi Rob Vejnrajt, drejtor i EUROPOL-it.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Zyrës së BE-së për pronësi intelektuale, Antonio Kampinjos, ka theksuar se të drejtat e pronës intelektuale janë duke u keqpërdorur në mënyrë sistematike, duke e krahasuar me zgjerimin e një virusi që i kaplon kompjuterët. Bashkimi me EUROPOL-in, sipas tij, do të reflektoj në interes të mbrojtës së qytetarëve, po ashtu edhe të biznesit legal dhe ekonomisë në tërësi. Ky organ i ri sigurisë do të funksionojnë në kuadër të strukturës momentale të EUROPOL-it, e që bazohet në marrëveshjen strategjike të cilët e kanë nënshkruara këto dy institucione në vitin 2013./Telegrafi/