LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë e 11 të plagosur nga një sulm në Kolumbi

Tre të vrarë e 11 të plagosur nga një sulm në Kolumbi

Tri gra janë vrarë në kryeqytetin Kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist.

Një shpërthim ndodhi në një qendër tregtare në zonën Rosa. Njëmbëdhjetë njerëz të tjerë u plagosën në sulm.


Kryebashkiaku i Bogotas, Enrique Penalosa tha se njëra nga ata që vdiq ishte nga Franca.

Autoritetet thonë se besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vogël në një tualet për zonjat.

Sulmi ndodhi të shtunën pasdite, kur qendra tregtare Andino ishte plot me njerëz që blinin dhurata për Ditën e Babait, që festohej të dielën, transmeton Klan Kosova.

Një grua 23-vjeçare franceze, Julie Huynh, e cila kishte punuar si vullnetare në një shkollë në jug të qytetit ishte viktima e parë që është identifikuar. Ana María Gutiérrez, 27 vjeçare dhe Lady Paola Jaimes Ovalle, 31 vjeçare, u dërguan në spital, por më vonë u shpallën të vdekura.