Tre të lënduar në aksident trafiku, në rrugën Mitrovicë - Podujevë


Sot, rreth orës 13:00, në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë (në fshatin Rekë), ka ndodhur një aksident trafiku.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij tre persona kanë kërkuar treman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara.
"Në aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë", ka theksuar Zahiti për Telegrafin./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































