Sipas agjencisë kroate të statistikave, në dhjetë muajt e fundit të këtij viti, kërkesa më e madhe për punëtorë ishte nga fusha e industrisë përpunuese, në arsim dhe në aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.
Nevojat në këta katër sektorë përbëjnë 41 për qind të total të nevojave për punëtorë në Kroaci, transmeton Telegrafi.
Në një perspektivë 20-vjeçare, Kroacisë do t’i mungojnë rreth 400 mijë punëtorë, tha guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, në prezantimin e tij në konsultimin e javës së kaluar të Shoqatës Kroate të Ekonomistëve në Opati.
Duke marrë parasysh tendencat demografike dhe migratore, është e sigurt se pjesa më e madhe e tyre duhet të jetë fuqi punëtore e importuar, punëtorë të huaj, ndoshta nga vendet e Azisë, Afrikës apo vendeve më të varfra të rajonit.
I tillë është vlerësimi dhe si është situata aktuale me punëtorët në Kroaci, cilat janë profesionet më të kërkuara dhe në cilët sektorë është kërkesa më e madhe, përgjigjen Shërbimi Kroat i Punësimit (HZZ) e jep.
Profesionet më të kërkuara në dhjetë muajt e fundit të këtij viti ishin shitës, pastrues dhe kamarier. Këto tre profesione përbëjnë 17 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kërkuar.
Të dhënat kroate flasin se këtë vit më së shumti punonjës janë kërkuar në industrinë e përpunimit, në arsim dhe në aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.
Kërkesa më e madhe për punëtorë pritet të shënojnë vendet me më së shumti banorë – rajoni i qytetit të Zagrebit e Splitit.
“Gjatë sezonit të verës mungojnë punonjës që kanë të bëjnë me turizmin sikurse janë kuzhinierët, kamarierët, banakierët, pastrues, shitës, pastiqer, kasap e furrtar”, u tha nga agjencia kroate e statistikave.
Në shumë qarqe, ka mungesë të theksuar të profesioneve të ndërtimit si muratorë, marangozë, bojaxhinj, tapiceri, qeramikë, saldator, mjeshtër çatish, izolatorë, teneqexhi, fasadorë, elektricist, hidraulik dhe instalues të pajisjeve të ajrit të kondicionuar, montues, operatorë makinerish ndërtimi e drejtues mjetesh motorike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës