LAJMI I FUNDIT:

Tre hapa të thjeshtë për aktivizimin e internetit në mobil jashtë vendit?

Tre hapa të thjeshtë për aktivizimin e internetit në mobil jashtë vendit?

Viteve të fundit, operatorët e telefonisë mobile kanë mundësuar që internetin në mobil, atë 3G dhe 4G ta përdorim edhe kur jemi jashtë vendit, për punë ose pushime.

Sidomos tani me fillimin e pushimeve verore, operatorët tanë mobil kanë filluar me promovimin e ofertave dhe pakove që ofrojnë minuta, SMS dhe megabajt të cilët vlejnë edhe jashtë Kosovës, ose drejt vendeve në të cilat kosovarët zakonisht i bëjnë pushimet e tyre verore sikurse Shqipëria, Mali i Zi, Turqia apo edhe Maqedonia.


Këto oferta kanë bërë që ne të guxojmë ta lëshojmë internetin në telefonat tanë edhe kur gjendemi jashtë kufijve Kosovës, për të shkuar në ndonjërin prej këtyre vendeve të rajonit e më gjerë dhe natyrisht, ta mbajmë telefonin tonë me qasje gjatë gjithë kohës për komunikim dhe shfletim të internetit.

Në shumicën e rasteve operatorët tanë kanë dizajnuar pako ditore, javore dhe mujore të internetit në mobil. Disa nga hapat që duhet të bëni pasi ta përzgjedhni pakon tuaj të internetit në mobil kur jeni jashtë vendit, janë këta:

1.      Kur gjendeni jashtë kufirit të Kosovës dhe më nuk keni sinjal nga operatori juaj vendor, ju duhet ta bëni përzgjedhjen manuale të operatorit me të cilin dëshironi të lidheni, dhe me të cilin operatori juaj ka marrëveshje.
2.      Pas kyqjes dhe sinjalit që e merrni nga operatori që e keni zgjedhur për shërbime në roaming, ju duhet të shkoni në Settings të telefonit, ta zgjedhni opsionin Cellular Data dhe ta shtypni butonin ON, për ta lëshuar internetin në mobil.
3.      Por e keni edhe një hap para se të keni qasje për shfletim të internetit në mobil jashtë vendit. Ju duhet që tek Cellular Data Options ta shtypni edhe butonin Data Roaming për ta bërë ON, në mënyrë që të lejoni lidhjen me internetin në mobil jashtë vendit, me operatorin partner.

Megjithatë, bëni kujdes të mos e lini opsionin automatik të zgjedhjes së operatorit, sepse nëse e  zgjedhni operatorin me të cilin operatori juaj nuk ka marrëveshje, atëherë ju shpenzoheni jashtë pakos dhe ngarkoheni me fatura të larta.

Kur të lidheni dhe të filloni me përdorimin e internetit, kohë pas kohe kontrolloni bilancin e llogarisë, për t’u siguruar që nuk ju ka skaduar pakoja, që të mos ngarkoheni me pagesa shtesë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojtari i video-lojërave bëri atë që besohej se ishte e pamundur

Lojëra

"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Teknologji
Dy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp

Dy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp

Teknologji
Për herë të parë në më shumë se 8 vjet, Google rrit çmimin maksimal të një aplikacioni në Play Store

Për herë të parë në më shumë se 8 vjet, Google rrit çmimin maksimal të një aplikacioni në Play Store

Teknologji
Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?

Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?

Teknologji
Kalo në kategori