LAJMI I FUNDIT:

Tre gjërat që Thomas Tuchel i gaboi te Chelsea në ‘vuajtjen’ për t’u futur në top katër

Tre gjërat që Thomas Tuchel i gaboi te Chelsea në ‘vuajtjen’ për t’u futur në top katër

Chelsea u plasua në top katër me mjaftë mund, derisa pësoi humbje 2-1 ndaj Aston Villës në xhiron e fundit.

Blutë u futën në ndeshjen e së dielës në Villa Park nga vendi i tretë, me Liverpool dhe Leicester vetëm një pikë prapa në të katërtin dhe të pestin respektivisht.


Lojtarët e Thomas Tuchel e dinin se një fitore do t’u garantonte atyre kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pavarësisht ndeshjeve të kundërshtarëve të tyre kundër Crystal Palace dhe Tottenham, por golat nga ish-lojtari Bertrand Traore dhe AnWar El Ghazi i dhanë Villas një fitore tronditëse dhe nuk e konsideruan golin e Ben Chilwell asgjë tjetër përveç një ngushëllim.

Për fat të mirë për Chelsea, megjithatë, Leicester ra në një humbje 4-2 në shtëpi ndaj Spurs, duke u mundësuar bluve pozicionimin në vendin e katërt.

Por çfarë gaboi Tuchel në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit?

Vendimi për James

Trajneri i Chelseat e kalon Reece Jamesin në qendër të mbrojtjes dhe kaloi kapitenin Cesar Azpilicueta në krahun e djathtë në finalen e fundjavës së kaluar në Kupën e FA, me skuadrën e tij që humbi finalen 1-0 përball Leicesterit.

Pavarësisht kësaj, Tuchel zgjodhi të njëjtën qasje në Park dhe Azpilicueta nuk arriti të depërtonte asnjëherë.

Mbajtja e besimit në Wernerin

Ka qenë një sezon i dobët për Timo Werner në Chelsea, por Tuchel ka zgjedhur vazhdimisht sulmuesin që nuk që kur erdhi në muajin janar.

Werner edhe të dielën nuk ishte në nivelin e detyrës, duke shpërdoruar disa gjysmë shanse dhe duke dështuar të sigurojë ndonjë frymëzim të vërtetë.

Pa Tammyn

Problemi kryesor i Chelseat që kur Tuchel zëvendësoi Frank Lampardin në fillim të këtij viti ka qenë shënimi i golave, duke hezituar për të përdorur Tammy Abrahamin.

Sulmuesi 23-vjeçar, i cili kishte shënuar 11 gola në 25 ndeshje para shkarkimit të Lampard, u la jashtë skuadrës tërësisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori