LAJMI I FUNDIT:

Tre deputetë të Vetëvendojes nuk nënshkruan për formimin e komisionit hetimor për Marrëveshjen e demarkacionit

Tre deputetë të Vetëvendojes nuk nënshkruan për formimin e komisionit hetimor për Marrëveshjen e demarkacionit

Më 16 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi njoftoi opinionin për një deklaratë të përbashkët me presidentin malazez, Filip Vujanoviq ku thuhet se palët merren vesh për të korrigjuar gabimet e mundshme, Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar 10 ditë, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë vetëm 28 nënshkrime nga 32 deputetë sa numëron kjo parti.


Të pamundur për ta dhënë nënshkrimin e ka pasur deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi që deri sot ka qenë në paraburgim. Ndërsa tre të tjerë nuk ia kanë dhënë nënshkrimin deputetes Albulena Haxhiu, e cila ka qenë nismëtare për mbledhjen e nënshkrimeve.

Sipas kësaj të fundit, Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli janë tre deputetët e Vetëvendosjes që nuk kanë dhënë nënshkrime për këtë kërkesë.

“Aktualisht i kemi 28 nënshkrime, për shkak të rrethanave Frashëri e ka pasur të pamundur të nënshkruajë, e ne pavarësisht dorëheqjeve kemi kontakte me deputetët të cilët janë ende pjesë e grupit parlamentar. Të gjithë deputetët e Vetëvendosjes kanë marrë edhe me shkrim njoftimin tonë për nisjen e komisionit, por që tre nga ta ende se kanë dhënë nënshkrimin, e ata janë z. Dukagjin Gorani, z. Dardan Molliqaj dhe z. Faton Topalli”, tha deputetja Haxhiu për Kallxo.com.

Ajo thotë se nuk i di arsyet se pse këta tre deputetë nuk kanë dhënë nënshkrimin për këtë nismë.

“Ne do t’i takojmë sërish dhe do të kërkojmë nënshkrimin e tyre sepse është e rëndësishme”, tha tutje Haxhiu.

Emailat dhe mesazhet për kërkesën për tu nënshkruar, Haxhiu thotë se ua ka dërguar që 10 ditë.

Megjithatë Haxhiu nuk beson se këta deputetë do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit, ani pse deri më tani nuk kanë dhënë nënshkrimet e tyre.

“Nuk besoj se këta tre që se kanë dhënë nënshkrimin të votojnë marrëveshjen që fal territor. Më duhet të them se nuk mund të jesh deputet i Vetëvendosjes dhe të përkrahësh një marrëveshje që fal territor”, tha tutje Haxhiu.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me deputetët Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.

Ndërsa deputeti Faton Topalli tha se nuk iu është ofruar lista e nënshkrimeve.

“Nuk ka ndonjë arsye. Si duket nuk kam qëlluar aty kur janë bërë nënshkrimet. Sikur të më ishte ofruar lista e nënshkrimeve do ta kisha bërë”, tha Topalli.

E deputeti Gorani kishte abstenuar në Komision parlamentar për Punë të Jashtme kur ishte shqyrtuar Marrëveshja e Demarkacionit së bashku me deklaratat e presidentëve dhe raportin e Bullqit brenda.

Të mërkurën është caktuar të mbahet vazhdimi i seancës ku pritet të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori