LAJMI I FUNDIT:

Tre anëtarë të familjes humbin jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Tre anëtarë të familjes humbin jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin Audi.

Mësohet se familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo.

Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori