LAJMI I FUNDIT:

Trazohet Bashkimi Evropian nga skandali korruptiv i katër zyrtarëve që dyshohet se kanë marrë para dhe dhurata nga Katari për organizimin e Botërorit

Trazohet Bashkimi Evropian nga skandali korruptiv i katër zyrtarëve që dyshohet se kanë marrë para dhe dhurata nga Katari për organizimin e Botërorit

Skandali i korrupsionit në Bashkimin Evropian shihet si një periudhë shqetësuese, pasi hetuesit akuzuan katër persona që dyshohet se kanë marrë para dhe dhurata nga Katari, kështu ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian – Ursula von der Leyen.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se besueshmëria e Evropës është në rrezik për shkak të akuzave që shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i ka përshkruar si shumë shqetësuese.


Hetuesit belgë po shqyrtojnë pretendimet se Katari, nikoqiri i Kampionatit Botëror, u ka dhënë para dhe dhurata zyrtarëve të Parlamentit Evropian për të ndikuar në vendimmarrje.

Prokurorët kontrolluan 16 shtëpi dhe sekuestruan 600,000 euro në Bruksel të premten si pjesë e hetimit.

Katër persona u arrestuan dhe u akuzuan për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët në një deklaratë të dielën.

Ata nuk përmendën emrat e të dyshuarve, por një burim i afërt me rastin tha se një nga nënkryetarët e Parlamentit Evropian, socialistja greke Eva Kaili, ishte mes të akuzuarve.

Parlamenti Evropian deklaroi në fundjavë se kishte pezulluar zonjën Kaili nga detyrat e saj në dritën e hetimit, ndërsa partia socialiste greke PASOK njoftoi se po e përjashtonte atë nga radhët e saj.

Prokurorët thanë se kishin dyshuar prej muajsh se një shtet nga Lindja e Mesme po përpiqej të ndikonte në vendimmarrje në Bruksel.

Një burim me njohuri për rastin tha se shteti ishte Katari.

“Akuzat janë shumë shqetësuese, shumë serioze”, u tha gazetarëve të hënën von der Leyen, duke përsëritur se ajo po propozonte gjithashtu krijimin e një organi të pavarur të etikës për të mbuluar institucionet e BE-së.

Ndërkohë, zonja Baerbock u tha gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së në Bruksel të hënën: “Ky është një incident i pabesueshëm që duhet të sqarohet plotësisht me forcën e plotë të ligjit”.

“Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Evropës, kështu që kjo duhet të shkaktojë pasoja në fusha të ndryshme”.

Borrell në anën tjetër është deklaruar teksa mbërriti në takim: “Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese”.

“Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht që më shqetësojnë edhe mua si ish-president i Parlamentit Evropian”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney tha se lajmi ishte i dëmshëm për BE-në.

“Ky është një skandal që ne duhet të ekspozojmë të vërtetën përreth, në mënyrë që të sigurohemi që të mos ndodhë më”, potencoi ai.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky po ashtu u deklaruar rreth këtij skandali: “Është absolutisht e papranueshme, çdo lloj korrupsioni”.

Një zyrtar i Katarit mohoi akuzat për sjellje të pahijshme të mundshme në fundjavë: “Çdo lidhje e qeverisë së Katarit me pretendimet e raportuara është e pabazë dhe e keqinformuar rëndë”.

Hetimi vjen pasi Katari është në qendër të vëmendjes globale pasi organizon Kupën e Botës, mes kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, disa diplomatë evropianë i thanë Reuters muajin e kaluar se presioni për të mbajtur lidhje të mira me Katarin po rritej ndërsa kontinenti po shkonte drejt një dimri në mungesë të rezervave energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori