LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott shoqërohet nga modelja Tianna Lynnm gjatë pushimeve në Ibiza

Travis Scott shoqërohet nga modelja Tianna Lynnm gjatë pushimeve në Ibiza

Travis Scott zgjodhi rehati me stil teksa shijoi një arratisje në Ibiza, Spanjë dhe shoqërohej nga modelja Tianna Lynnm dhe disa miq të ngushtë.

Reperi i “Trance”, 32 vjeç, koncerti i të cilit në Circus Maximus në Romë la 60 fansa të lënduar në fillim të kësaj jave, u pa duke u larguar nga restoranti “Casa Jondal” teksa po shkonte për në një varkë të vogël në ujë.


Performuesi – i cili ndan vajzën Stormi, pesë vjeç dhe djalin Aire, një vjeç, me Kylie Jenner – u pa i veshur me një bluzë të thjeshtë, të zezë, si dhe një palë pantallona të shkurtra, shkruan DailyMail.

Ai veshi një pulovër të zi mbi supe dhe atlete bardh e zi “Air Jordan”. Scott shtoi një shumëllojshmëri byzylykësh argjendi në kyçin e dorës së djathtë, si dhe një gjerdan diamanti dhe një palë vathë.

Teksa shëtiste nën perëndimin e diellit, krijuesi i hitit “Sicko Mode” mbante një palë syze të zeza.

Travis u shoqërua nga disa nga miqtë e tij të ngushtë për udhëtimin relaksues, duke përfshirë modelen dhe personalitetin e medias, Tianna Lynnm.

Ambasadorja e “Fashion Nova” u pa gjithashtu e ulur në varkë me reperin, ndërsa mbante një bluzë të zezë dhe një çantë ngjyrë kremi që ishte e mbështjellë mbi supet e saj.

Dalja e tij vjen pak pasi ylli kaloi kohë në Itali për koncertin e tij “Circus Maximus” në Romë të hënën. Ngjarja nuk ishte aspak paqësore dhe thuhet se shkaktoi aktivitet të ngjashëm me tërmetet e shkaktuar nga turmat e mëdha, sipas The New York Times.

Të gjitha lajmet nga Travis Scott
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Travis Scott

Gazeta raportoi gjithashtu se gjatë festimeve, Travis solli një mysafir surprizë për t’u bashkuar me të në skenë: reperi kontrovers Kanye West.

Të dy performuan këngët e Westit “Can’t Tell Me Nothing”, nga albumi i tij “Graduation” i vitit 2007, dhe gjithashtu “Praise God”, nga albumi i tij Donda (2021).

Performanca ishte e para e Kayne që kur ai bëri komente antisemitike vitin e kaluar. Ylli, i cili më parë ishte i martuar me Kim Kardashian, së fundmi po kalon kohë me ‘bashkëshorten’ Bianca Censori në Itali.

Koncerti i Travis “Circus Maximus” u mbajt në mbështetje të albumit të tij të fundit, “Utopia”, i cili zyrtarisht doli në fund të muajit të kaluar më 28 korrik.

Performuesi njoftoi gjithashtu se do të niste një turne në SHBA dhe Evropë për të festuar albumin “Utopia”.

Kur ai nuk është i zënë me performancën në skenë, Travis ndihmon në kujdesin e dy fëmijëve të tij me yllin, Kylie Jenner – e cila festoi ditëlindjen e saj të 26- të më 10 gusht.

Dyshja kishin një lidhje të vazhdueshme që nga viti 2017 deri në ndarjen e tyre zyrtare në janar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori