LAJMI I FUNDIT:

Transportonin 23 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas në Tepelenë

Transportonin 23 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas në Tepelenë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia shqiptare ka njoftuar sot përmbylljen me sukses të operacionit policor të koduar “Road Guard 32”.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Policinë e Gjirokastrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 32”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.

“Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues shtetasin B. T. dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare”, ka shtuar policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori