LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i një banese të vogël: 46m² për pushime familjare

Transformimi i një banese të vogël: 46m² për pushime familjare

Një banesë e vogël në një pushimore malore u transformua tërësisht duke hapur hapësirën duke prishur muret ndarëse ekzistuese

Me ndarje xhami, zoonimi funksional dhe loja me materiale, është krijuar një banesë moderne, relaksuese për pushim familjar.


Enterieri i banesës në pushimoren e njohur malore është krijuar me kërkesë të klientit për të projektuar një vend funksional për pushimin e një familjeje treanëtarëshe, në mënyrë që të kombinohen cilësitë e jetës në qytet dhe në natyrë.

Studio New How nga Çekia filloi sfidën e rimodelimit të një hapësire të vogël, duke marrë parasysh të gjitha specifikat dhe kufizimet e saj, transmeton Telegrafi.

Transformimi i banesës së vogël filloi me prishjen e mureve ndarëse dhe vendosjen e një ndarjeje xhami

Transformimi filloi duke liruar hapësirën, pra duke prishur të gjitha muret ndarëse ekzistuese, përveç banjës, e cila hapi pamjen nga e gjithë banesa dhe solli shumë më shumë dritë në të.

Megjithëse organizimi hapësinor nuk ka ndryshuar në thelb, heqja e ndarjeve masive i dha hapësirës një karakter krejtësisht të ri dhe një atmosferë lehtësie dhe ajrosjeje.

Zoonimi dhe shtrirja funksionale në ambientin e hapur të ndenjes është arritur përmes pozicionimit të menduar të mobilieve, përdorimit të ngjyrave dhe tapetave të murit.

Ndër materialet e përdorura dominon druri i lisit në një kontrast të nuancave natyrale dhe të errëta, të përdorura për të bërë mobile me porosi, si dhe mbulesa tavani dhe muri. Përsëritja e vazhdueshme e të njëjtit material në dy nuanca të lidhura shtesë krijoi vazhdimësi hapësire.

Dizajni i bukur i varëses prej kristali të fryrë me dorë sjell një bukuri unike në brendësinë e banesës

Një moment dramaciteti, efektiv dhe i papritur, është sjellë në hapësirën e dizajnit minimalist nga varëset luksoze të bëra me dorë.

Me organizim funksional dhe zgjidhje praktike, hapësira në dispozicion shfrytëzohet në maksimum

Me një vëmendje të veçantë është projektuar një hapësirë e madhe magazinimi, në mënyrë që të ruhet ajrosja dhe ambienti i pakufizuar, si dhe familja të ketë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha gjërat e veta.

Zona e natës, dhoma e gjumit e prindërve, ndahet nga një ndarje rrëshqitëse prej xhami me lartësi të plotë, e cila siguron qetësinë dhe izolimin e pjesshëm të nevojshëm dhe në të njëjtën kohë mbështet konceptin e hapjes dhe transparencës së hapësirës.

Si dhoma e gjumit ashtu edhe dhoma e ndenjes kane akses direkt në tarracë, e cila lejon kontaktin e drejtpërdrejtë me ambientin magjik malor.

Banjo ka ruajtur dimensionet dhe paraqitjen e saj, por është modernizuar dhe projektuar në përputhje me pjesën tjetër të brendshme.

Pllakat me format të madh në një model betoni, pasqyrat dhe një dizajn i reduktuar i vijave të drejta e bënë banjën të duket më e gjerë, dhe falë drurit dhe ndriçimit të përdorur këtu, edhe më e ngrohtë.

Hapja e hapësirës, funksionet e mbivendosura dhe loja me materialet kanë krijuar një apartament funksional modern nga një apartament tipik malor, i cili lidh aspekte të ndryshme të stilit të jetesës urbane e malore dhe plotëson nevojat e një pushimi familjar.

Në banesën prej 23 metrash katrorë i kanë vendosur 4 hapësira: Zgjidhja gjeniale për hapësira të vogla!
Lexo po ashtu Në banesën prej 23 metrash katrorë i kanë vendosur 4 hapësira: Zgjidhja gjeniale për hapësira të vogla!

PLANI (para dhe pas)/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori