LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i Margot Robbie, nuk njihej në xhirimet e filmit të ri (Foto)

Transformimi i Margot Robbie, nuk njihej në xhirimet e filmit të ri (Foto)

Margot Robbie, e cila u bë e famshme për interpretimin e bashkëshortes së Leonardo DiCaprios në filmin “The Wolf of Wall Street”, ka bërë një ndryshim rrënjësor në dukjen e saj.

Aktorja australiane nuk njihej në xhirimet e filmit “Mary Queen of Scots”, transmeton Top Channel.


Aktorja duket krejt ndryshe

Me flokë të kuqe kaçurrela dhe me një ballë shumë të madh, 27-vjeçares i kishin shtuar edhe një lëkurë me puçrra për rolin e Elizabetës I.

Në film, skenat e të cilit po xhirohen në Londër, do të interpretojnë edhe aktorët David Tennant dhe Joe Alwyn.

Më poshtë mund të shihni ndryshmin e madh të Margot, e cila njihet për bukurinë e saj, por që këtë herë fokusi është te roli dhe jo te dukja.