LAJMI I FUNDIT:

Trajtime çnjerëzore në ndërtimin e stadiumeve në Katar – fillojnë bojkotimet ndaj Kampionatit Botëror

Trajtime çnjerëzore në ndërtimin e stadiumeve në Katar – fillojnë bojkotimet ndaj Kampionatit Botëror

Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos për kushtet që punonjësit kanë pasur për të ndërtuar stadiumet ku do luhet Kupa e Botës.

“The Guardian” ka raportuar më herët se 6500 vdekje në fillim të vitit. Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm i është bashkuar kritikëve, duke marrë vendimin për të bojkotuar botërorin e këtij viti.


Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se do ta ndjekë nga shtëpia Gjermaninë e tij.

'Katari i Përgjakur' - mbi 6000 persona humbën jetën për ndërtimin e tetë stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror
Lexo po ashtu 'Katari i Përgjakur' - mbi 6000 persona humbën jetën për ndërtimin e tetë stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror

“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen”.

“Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen. Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar”, ka deklaruar legjenda gjermane.

FIFA aprovon hotelet ku do të qëndrojnë kombëtaret në Katar: Kupa e Botës më skandaloze ndonjëherë, ka shkelur të drejtat e njeriut
Lexo po ashtu FIFA aprovon hotelet ku do të qëndrojnë kombëtaret në Katar: Kupa e Botës më skandaloze ndonjëherë, ka shkelur të drejtat e njeriut

Amnesty International ka paraqitur një peticion në FIFA me 280.000 nënshkrime nga mbarë bota për të përmirësuar kushtet për punëtorët, por diçka e tillë nuk u mor parasysh.

Duket se shtëpia e futbollit botëror është e interesuar vetëm në mbajtjen e Kupës së Botës dhe jo për aspektin se sa shumë janë keqtrajtuar personat gjatë procesit të punës, me mijëra prej tyre të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori