Trajneri i Skënderbeut, ilir Daja, ka deklaruar para ndeshjs ndaj partizanit në Beograd se ekipi i tij dëshiron tri pikë ndaj Partizanit, në mënyrë që kjo fitore të mbahet mend me gjenerata.

Partizani e pret sonte Skënderbeun në duelin e zjarrtë të Ligës së Evropës, e cila ka nxitur interesim të madh në Serbi.

“Do të luajmë një ndeshje goxha të vështirë ndaj Parizanit, që ka kualitet të madh individual. Po hyjmë me synim për të fituar. Në ndeshjen në Elbasan kemi treguar se mund të luajmë më mirë, por nuk fituam. Duam rezultat pozitiv nga kjo sfidë”, theksoi Daja.

Të gjitha lajmet rreth Skënderbeut Të gjitha lajmet rreth Skënderbeut

“Ata do të kenë përkrahje të madhe të tifozëve, gjë që do të jetë motiv i madh për ta, por në anën tjetër kjo vështirëson gjërat për ekipin tim. Por, ata do të kenë edhe presion nga publiku. Duhet të luajmë me kujdes të shtuar. I njoh mirë kundërshtarët dhe mund të them se nuk është e pamundur ët fitojmë”, u shpreh ai.

Para tri vitesh në stadiumin e Partizanit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë u shfaq droni me flamurin etnik “Autochtonous” i cili nxiti shumë reagime. Daja u pyet nga gazetarët për dronin e famshëm, por ai preferoi që të shmanget.

“Fokusi duhet të jetë në aspektin sportiv. Kemi ardhur për të luajtur ndeshjen e futbollit. Pres mikpritje nga Partizani. Le të flasë futbolli. Gjithë ajo që ka ndodhur, nuk ndikon te ne, e as te kundërshtari. As neve, e as kundërshtarin”, përfundoi Daja.

Partizani e pret Skënderbeun nga ora 19:00 dhe të dyja ekipet kanë nevojë për fitore për të luftuar më tutje për një kualifikim të mundshëm nga Grupi B i Ligës së Evropës. /Telegrafi/