LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Sileksit, Simov: Drita është më fat që ka trajner Nuhiun, ai na njeh mirë

Trajneri i Sileksit, Simov: Drita është më fat që ka trajner Nuhiun, ai na njeh mirë

Trajneri i Sileksit, Goran Simov, ka folur për ndeshjen me Dritën në kuadër të Ligës së Evropës, duke thënë se në këtë përballje nuk sheh favorit.

Sipas tij të dy skuadrat në këtë përballje që zhvillohet sot nga ora 20:00, gjasat i kanë të barabarta.


“Ne jemi favoritë në letër, por edhe ne jemi mysafirë në Arena. Një gjë është e sigurt, do të jetë një ndeshje e paparashikueshme, mund të zgjasë më shumë se 90 minuta. Unë jam një trajner që gjithmonë dua të triumfoj në ndeshje. Gjasat janë 50:50″, ka thënë fillimisht Simov.

Ai u ndal dhe e analizoi Dritën, duke thënë se ka lojtarë cilësorë.

“Drita është një kundërshtar që është me të vërtetë diçka cilësore si lojtarët tanë të ligës së parë. Prandaj, ndeshjen mund të vendos një moment”, tha ai më tej.

Në fund Simov foli edhe për trajnerin Ardhe Nuhiun, që është shok i tij pasi kanë luajtur së bashku te Vardari, duke e cilësuar si njohës të mirë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

“Ardian Nuhiu është shoku im i skuadrës nga Vardari, ai di gjithçka për ligën tonë, ai i ka të gjitha informacionet për ne. Ky është avantazhi i tij por edhe disavantazhi i tij”.

“Askush nuk e pa Sileksin si favorit vitin e kaluar, kështu që tani jemi në Evropë. Nuk ka shumë taktika në këto ndeshje, ne nuk jemi as Klopp e as Mourinho. Nesër do të jetë një luftë e vërtetë, një lojë e pastër futbolli”,  ka thënë Simov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori