LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Shqipërisë, Reja: Jam i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra ndaj Islandës

Trajneri i Shqipërisë, Reja: Jam i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra ndaj Islandës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja u shfaq mjaft i kënaqur për triumfin e kuqezinjve ndaj Islandës, teksa vlerësoi paraqitjen e të tijve, por nuk ngurroi t’u tërheqë veshin, për ato shpërqendrime në fillim të pjesës së dytë.

Strategu i Kuq e Zinjve ka thënë po ashtu se është i lumtur me paraqitjen e mesfushës dhe me lojën që e zhvilluan mes mbrojtjes dhe sulmit


“Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës, që vinte pas një humbjeje të thellë përballë Francës, por sot tregoi se ka mundësi të bëjë shumë më mirë në fushën e lojës. Ne merituam të fitojmë edhe në Islandë, ku luajtëm më mirë se kundërshtari, por humbëm për fatin tonë të keq. Sot ishim shumë mirë me Gjasulën që ishte një digë para mbrojtjes, por edhe Baren e Memushajn ,që xhironin mjaft mirë topin dhe ndihmonin për të bërë presing. Të gjithë luajtën mjaft mirë sot dhe duhet t’u bëj komplimente”.

“Kjo fitore na ndihmon shumë, por është e vërtetë që nuk duhet të përsëritim më atë që na ndodhi në fillim të pjesës së dytë. Duhet të jemi të përqendruar për të marrë fitoren, pasi nuk mund ta kemi gjithmonë fatin me vete”.

“Nuk ndryshon asgjë, pasi mund të bëjmë mirë dhe unë të vendos të kthehem në shtëpi. Thjesht më pëlqen që kemi krijuar një frymë mjaft të mirë grupi dhe dua që të kontribuoj sa të mundem për të lënë një ekip që di të luajë mirë dhe të tentojë për rezultate të rëndësishme”.

Shqipëria fiton me rezultat bindës ndaj Islandës në kualifikimet për Euro 2020
Lexo po ashtu Shqipëria fiton me rezultat bindës ndaj Islandës në kualifikimet për Euro 2020

“E theksova që nuk duhet të humbim përqendrimin asnjëherë, por sot patëm edhe probleme me dëmtimet, pasi u detyruam të bëjmë dy zëvendësime të detyrueshme me Hysajn e Gjimshitin. Megjithatë edhe këtu doli në pah shpirti i skuadrës, me Roshin që u sakrifikua shumë dhe me Abrashin që pranoi të luajë në krahun e djathtë, një rol aspak i tij. Më pëlqen ky shpirt grupi dhe sakrifice”, ka thënë trajneri i Shqipërisë.

Turqia është lidere e Grupit H me 15 pikë, po aq sa ka edhe Franca, të ndjekur nga Islanda me 12 –të, Shqipëria me nëntë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori