LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani: Kualifikim i merituar ndaj një kundërshtari të fortë

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani: Kualifikim i merituar ndaj një kundërshtari të fortë
Qatip Osmani

Shkëndija shkruan tjetër faqe në historinë e saj evropiane pasi për herë të parë arrin të prek raundin e tretë të eliminatoreve të Ligën e Kampionëve.

Goli i Besart Ibraimit në takimin e parë në Shkup u tregua i mjaftueshëm që kuqezinjtë të eliminojnë kampionin e Moldavisë, Sheriff Tiraspolin me djemtë e trajnerit Osmani që fitoren 1-0  në takimin e kthimit e mbrojtën me sukses duke barazuar pa gola në Moldavi.


Shkëndija merr barazimin që e dërgon në raundin e tretë, kundërshtari i radhës RB Salzburg
Lexo po ashtu Shkëndija merr barazimin që e dërgon në raundin e tretë, kundërshtari i radhës RB Salzburg

I kënaqur me kualifikimin shefi i bankinës kuqezi para mediave uroi futbollistët për performansën, ndërsa shtoi se eliminimi i një skuadre cilësore si Sheriff Tiraspoli rrit vetëbesimin e futbollistëve për të ardhmen.

Osmani (Foto: Shkëndija)

“Uroj lojtarët e mi për paraqitjen dhe angazhimin që dhanë. Edhe pse u orientuam më shumë në defanzivë besoj se Shkëndija sot e meritoi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.

Festa pas ndeshjes (Foto: Shkëndija)

“Kishim përballë rival shumë cilësorë dhe gëzimi ynë është edhe më i madh për faktin që eliminuam një skuadër si që është Sheriff Tiraspoli”.

Përfitimet e Shkëndijës deri më tani në Ligën e Kampionëve dhe të dhëna për Salzburgun - kundërshtarin e radhës
Lexo po ashtu Përfitimet e Shkëndijës deri më tani në Ligën e Kampionëve dhe të dhëna për Salzburgun - kundërshtarin e radhës

“Kjo bën që vetvetiu te të gjithë ne, por posaçërisht te futbollistët të rritet vetëbesimi”, deklaroi mes tjerash shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas përballjes me Sheriff Tiraspolin. /Telegrafi/