LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e Shkëndijës deri më tani në Ligën e Kampionëve dhe të dhëna për Salzburgun – kundërshtarin e radhës

Përfitimet e Shkëndijës deri më tani në Ligën e Kampionëve dhe të dhëna për Salzburgun – kundërshtarin e radhës

FC Red Bull Salzburg është kundërshtari i radhës i Shkëndijës në kuadër të fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë e eliminoi Sheriff Tiraspolin në raundin e dytë kualifikues duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e tretë kualifikues, ku do të luajë kundër ekipit austriak.


Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave do të zhvillohet në Stadion Salzburg më 8 gusht (e mërkurë).

Lajmet për Shkëndijën
Lexo po ashtu Lajmet për Shkëndijën

Ekipi nga Tetova e zhvillon ndeshjen kthyese në Filip II Arena në Shkup një javë më pas (14 gusht).

Salzburgu është kampion në fuqi i Austrisë dhe e ka fituar plot 12 herë titullin e Bundesligas austriake. Njëherësh, kjo skuadër e ka fituar pesë herë Kupën shtetërore dhe tri herë Superkupën.

Suksesin më të madh në garat evropiane e ka arritur në sezonin 1993/1994 kur ka luajtur në finale të Kupës UEFA (tash Europa League).

Tifozët e Salzburgut (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, përveç suksesit historik të pjesëmarrjes në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Shkëndija ka përfituar mjaft shumë edhe financiarisht.

Në bazë të të dhënave nga UEFA, secili klub që merr pjesë në raundet kualifikuese (dhe që nuk kualifikohet për play-off) përfiton:

Në raundin e parë kualifikues: 280.000 euro

Në raundin e dytë kualifikues: 380.000 euro

Në raundin e tretë kualifikues: 480.000 euro (për klubet e eliminuar nga rruga e kampionëve, meqenëse klubet e eliminuar nga rruga e ligës kualifikohen direkt në fazën grupore të Europa League dhe përfitojnë nga sistemi i atjeshëm i shpërndarjes).

Secili kampion shtetëror që nuk kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ose atë të Europa League do të përfitojë 260.000 euro shtesë për shkak të pjesëmarrjes në fazën kualifikuese.

Pagesa solidariteti nuk jepen në ‘play-off’, sepse klubet e përfshira do të përfitojnë nga faza qendrore e sistemit të shpërndarjes në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Klubet që eliminohen në ‘play-off’ do të përfitojnë shumë fikse prej pesë milionë eurosh. Fituesit në ‘play-off’ nuk përfitojnë pagesë të veçantë në këtë fazë, sepse do të përfitojnë nga pjesëmarrja në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Në bazë të këtyre të dhënave, Shkëndija deri më tani ka fituar rreth një milion e gjysmë euro. Të shpresojmë që skuadra tetovare të arrijë sa më larg në sezonin e sivjetmë në garat evropiane që krahas suksesit të krijojë buxhet për të ndërtuar një ekip akoma më të fortë për vitet në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori