LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i RB Salzburg, Marsch: Haaland i përkryer për Liverpoolin

Trajneri i RB Salzburg, Marsch: Haaland i përkryer për Liverpoolin

Trajneri i RB Salzburg, Jesse Marsch ka thënë se sulmuesi norvegjez, Erling Braud Haaland do të ishte perfekt për klubin anglez, Liverpoolin.

Haaland u largua nga Salzburgu për Borussia Dortmundin në janar dhe ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje.

I pyetur nëse është befasuar nga ndikimi i Haaland në Bundesligën gjermane , Marsch ka mohuar një gjë të tillë, teksa ka shtuar se lojtari do ishte i përkryer te Reds.

“Jo fare, aspak nuk jam befasuar. Ai është një talent shumë i veçantë”, ka thënë fillimisht Marsch për Liverpool Echo.

"Kalimi te Liverpooli do të ishte ideal për Haalandin" - kështu thotë Fabio Capello
Lexo po ashtu "Kalimi te Liverpooli do të ishte ideal për Haalandin" - kështu thotë Fabio Capello

“Nëse thjesht do të merrnit shpejtësinë, shpërthimin, madhësinë dhe aftësinë e tij teknike dhe përfundimin e aksioneve, ai menjëherë do të hynte në epokën e lojtarëve të mëdhenj në botë”.

“Mendoj se ai do të vazhdojë të bëjë mirë në Dortmund. Nuk jam i sigurt se sa kohë do të jetë aty para se të jetë hapi tjetër për të”.

Marsch dhe Haaland

“Por, ai ka potencial të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në botë, pa dyshim”.

“Është një lojtar tjetër që Liverpooli do të ishte shumë me fat që ta kishte”.

"Haaland duhet të kalojë te Livepooli", kështu thotë ish-trajneri i tij te Byrne FK
Lexo po ashtu "Haaland duhet të kalojë te Livepooli", kështu thotë ish-trajneri i tij te Byrne FK

“Ai nuk do të jetë i lirë, por ai e do stilin eksploziv të lojës, ai do që të jetë në hapësirë ​​të hapur dhe të vrapojë pas mbrojtjeve dhe të jetë agresiv në zonë”.

“Ai thjesht, nga teoria, i përshtatet mënyrës sesi luan Liverpooli dhe ai do të ishte një gjendje e jashtëzakonshme”, përfundoi ish-trajneri i Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori