LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i RB Leipzig shpjegon pse skuadra e tij kishte fanella të ndryshme ndaj Tottenham

Trajneri i RB Leipzig shpjegon pse skuadra e tij kishte fanella të ndryshme ndaj Tottenham

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka shpjeguar se pse një pjesë e ekipit kishin fanella ndryshe nga pjesa tjetër në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit.

Skuadra gjermane siguroi një fitore me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë me golin e Timo Werner nga penallti në Tottenham Stadiumin.

Megjithatë, disa tifozë vunë re që lojtarët e Leipzig kishin veshje sportive që nuk përputheshin, me disa lojtar që kishin veshur fanella të zeza me logo të kuqe dhe të verdhë të Red Bull në pjesën e përparme, dhe të tjerët me një të tillë ku logoja ishte e bardhezi.

Shënuesi i golit ​​Werner në pjesën e parë mbante fanellë me logo të dhe në pjesën e dytë e veshi një me të kuq dhe të verdhë.

Trajneri Nagelsmann ka dhënë një shpjegimin të asaj që ndodhi.

“Gjatë rrugës nga hoteli, kompleti i fanellave nuk ishte i plotë në kuti të ndryshme”.

Julian Nagelsmann (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

“Nuk ishte në autobus dhe kjo ishte arsyeja pse pati një përzierje. Padyshim që do të zgjidhet për në ndeshjen e dytë. Ne do të kemi cilësinë e duhur”, ka thënë ai.

Nagelsmann vazhdoi të lavdërojë ekipin e tij, por shtoi se ai mendon se mund të kishin shënuar më shumë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori