LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Prishtinës i lumtur me fitoren ndaj Ulpianës, derisa tregon qëllimet e tij me skuadrën

Trajneri i Prishtinës i lumtur me fitoren ndaj Ulpianës, derisa tregon qëllimet e tij me skuadrën

Prishtina ka fituar 3-0 ndaj Ulpianës në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Golat për mysafirët i realizuan Leutrim Kryeziu dy here dhe nga Besnik Krasniqi shënoi nga pika e bardhë.


Trajneri i ri i skuadrës së Prishtinës, Abdullah Ibrakovic, ka thënë se e gëzon fakti që skuadra e tij nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit, që prej se e mori drejtimin e skuadrës.

Prishtina fiton me rezultat bindës si mysafir i Ulpianës
Lexo po ashtu Prishtina fiton me rezultat bindës si mysafir i Ulpianës

Ibrakoviq ka thënë se synimi i tij dhe i ekipit është që të shënojnë gola e të mos pranojnë.

“Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ndryshimet brenda një skuadre nuk bëhen me hapa të mëdhenj, por me hapa të vegjël e të sigurt. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam'”, u shpreh pas ndeshjes Ibrakovic për ArtSport.

‘Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Kjo është e vështirë por vjen gradualisht. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh. Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola’, përfundoi trajneri boshnjak.

Pas javës së 16-të, Prishtina është në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 17 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori