LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic flet për situatën e vështirë në klub – konfirmon se skuadra i është kthyer stërvitjeve

Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic flet për situatën e vështirë në klub – konfirmon se skuadra i është kthyer stërvitjeve

FC Prishtina do të udhëtojë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku do të ndeshjet me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 23-të.

Prishtina ka pasur probleme në ditët e fundit, diçka që është pranuar edhe nga vetë ata, pasi lojtarët nuk kanë dashur të stërviten për shkak të vonesës së pagave.


Para ndeshjes me Dukagjinin, për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, ka folur trajneri Abdulah Ibrakovic, i cili e ka pranuar se situata është e komplikuar, duke konfirmuar se skuadra gjatë ditës së premte ka stërvitur.

“Situata aktuale është e komplikuar, nuk është e thjeshtë. Skuadra ka stërvitur ditën e sotme dhe i kemi kryer përgatitjet për ndeshjen e nesërme”, ka thënë fillimisht trajneri boshnjak.

Tutje ai i ndal edhe tek ndeshja me Dukagjinin, ku pret që të marrin pikë nga ky takim.

“Kjo është sfidë shumë delikate për faktin se sërish po luajmë në një fushë tjetër jo sikurse në ndeshjen e fundit me bari sintetik. E kemi analizuar Dukagjinin dhe i kemi studiuar situatat nga të cilat mund të na rrezikojnë. Por, nëse futemi me motivin dhe energjinë e ndeshjeve të fundit, besoj në fitore”, ka thënë Ibrakovic.

Prishtina do të jetë pa mbrojtësin Josip Tomasevic, i cili është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit.

Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00. Prishtina momentalisht ndodhet në pozitën e gjatë me 26 pikë të grumbulluara kurse Dukagjini zë e parafundit në tabelë (11) me 21 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori