LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Partizanit: I kënaqur me barazimin dhe mikpritjen e shqiptarëve, duam t’ua kthejmë në Beograd

Trajneri i Partizanit: I kënaqur me barazimin dhe mikpritjen e shqiptarëve, duam t’ua kthejmë në Beograd

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic, ka folur pas barazimit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Skënderbeut.

Skënderbeu i Korçës nuk mundi të shkoj më shumë se një barazim pa gola 0-0 në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës ndaj Partizanit të Beogradit.


Nëse korçaret nuk i ka kënaqur ky rezultat, kështu nuk mund të themi edhe për mysafirët të cilët janë të kënaqur me rezultatin, por edhe me mikpritjen e bërë në ‘Elbasan Arena’

Skënderbe i bukur, por nuk ka fitues ndeshja në Elbasan
Lexo po ashtu Skënderbe i bukur, por nuk ka fitues ndeshja në Elbasan

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, sepse krijuam shumë raste”, ka thënë fillimisht Djukic pas ndeshjes.

Shpalosja e flamurit gjigant nga ana e ‘Ujqërve të dëborës’

“Jemi të kënaqur me mikpritjen dhe duam që këtë mikpritje tua bëjmë edhe ne në Beograd”.

“Duam të jemi po kaq mikpritës edhe, por me një rezultat tjetër”, shtoi ai.

Ish-presidenti i Barcelonës në 'Elbasan Arena', ndjek nga afër ndeshjen Skënderbeut ndaj Partizanit të Beogradit (Foto)
Lexo po ashtu Ish-presidenti i Barcelonës në 'Elbasan Arena', ndjek nga afër ndeshjen Skënderbeut ndaj Partizanit të Beogradit (Foto)

“Grupi është pak a shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush do të kaloj në fazën tjetër dhe kush jo”.

“Unë besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës”, përfundoi trajneri serb. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori