LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Man Utd, Ten Hag merr vendim mbi të ardhmen e Martial

Trajneri i Man Utd, Ten Hag merr vendim mbi të ardhmen e Martial

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk do të marrë në konsideratë ofertat për Anthony Martial këtë afat kalimtar të verës.

Martial u kthye në United këtë verë, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar në Sevilla.


Të gjitha lajmet gjatë verës flitnin se sulmuesi francez do të huazohet përsëri apo të shitet përfundimisht nga Old Trafford.

Man Utd ka gati 'operacionin fshesa', pritet të largohen deri në 15 lojtarë këtë verë
Lexo po ashtu Man Utd ka gati 'operacionin fshesa', pritet të largohen deri në 15 lojtarë këtë verë

Sipas The Mirror, Unitedi ishte i hapur që Martial të largohej ose të dilte sërish në huazim përpara mbylljes së afatit të transferimeve më 1 shtatori.

Megjithatë, Ten Hag e ka bllokuar këtë pasi e ka parë atë të luajë gjatë javëve të fundit.

Katër top opsionet e Unitedit për ta zëvendësuar Ronaldon dhe për ta lumturuar Ten Hagin
Lexo po ashtu Katër top opsionet e Unitedit për ta zëvendësuar Ronaldon dhe për ta lumturuar Ten Hagin

Ten Hag ka mbetur i impresionuar nga Martial në përgatitjet dhe ndeshjet parasezonale dhe ka vendosur që ai nuk është në shitje.

Me të ardhmen e Ronaldos të pasigurt, pasi lojtari bëri të ditur se ishte i hapur për një largim këtë verë, Ten Hag mendon se nuk mund ta lejojë të largohet Martial. /Telegrafi/