LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Malit të Zi, Tumbakovic para takimit me Kosovën: Ambiciet e tyre për fitore, motiv shtesë për ne

Trajneri i Malit të Zi, Tumbakovic para takimit me Kosovën: Ambiciet e tyre për fitore, motiv shtesë për ne
Ljubisa Tumbakovic

Ljubisha Tumbakovic, trajneri i Malit të Zi, ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave para takimit të radhës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të futbollit të vitit 2020.

Malazezët do të jenë nikoqir të përfaqësueses së Kosovës gjatë mbrëmjes së nesërme në Podgoricë me fillim në ora 20:45.


Strategu malazez ka pohuar se “Dardanët” luajnë futboll të drejtpërdrejt dhe janë teknikisht të mirë në baza individuale.

Fatos Beqiraj

“Ata luajnë futboll të drejtpërdrejtë, bëjnë presion të thellë, kanë individë të mirë”, tha fillimisht strategu.

Ai është i vetëdijshëm se ekipi mysafir ka udhëtuar drejt kryeqytetit malazez për fitore, por që nuk do t’ia arrijnë qëllimin.

“I kemi analizuar në ndeshjet zyrtare dhe miqësore. Kanë karakteristikat të veçanta të lojës. Nuk kanë humbur në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo ju jep të drejt të shpresojnë për rezultat pozitib. Ne nuk kemi një rezultat të tillë, por kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë kundër Bullgarisë, si dhe 60 minuta të mira kundër Anglisë edhe pse rezultati nuk flet ashtu. Ambiciet e tyre mund të jetë një motiv shtesë për ne”, tha Tumbakovic.

Ndihmës trajneri i Malit të Zi tregon se si mund të dominohen nga "Dardanët"
Lexo po ashtu Ndihmës trajneri i Malit të Zi tregon se si mund të dominohen nga "Dardanët"

Përzgjedhësi thekson se presioni i imperativit të fitores nuk duhet të ekzistojë te ekipi nikoqir i Kosovës.

“Çdo presion rrit efektin negativ dhe unë dua ta zvogëloj atë në minus. Është e rëndësishme që ne duam, mundemi, dëshirojmë të qëndrojmë së bashku – këto janë komponentët që duhet të na dërgojnë në maksimum”, tha ai.

Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi
Lexo po ashtu Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi

Ndryshe, Mali i Zi është i hendikepuar pasi nuk do të ketë në dispozicion Savicin, Petkoviçin dhe ka kohë që para portës nuk ka qenë Tomasevic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori