LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Bullgarisë, Balakov: Ndaj Kosovës ndeshje e vështirë, por luajmë për fitore pasi ky është shansi ynë i fundit

Trajneri i Bullgarisë, Balakov: Ndaj Kosovës ndeshje e vështirë, por luajmë për fitore pasi ky është shansi ynë i fundit
Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov (Foto: sportal.bg)

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së të hënës mbrëma ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova është mysafire e Bullgarisë në takimin e tretë të vlefshëm për kualifikimet në Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Për këtë ndeshje ka folur trajneri bullgar Balakov, i cili ka thënë se Kosova është një ekip cilësor dhe i vështirë, por do të mundohen t’i marrin tri pikët pasi ky është shansi i tyre i fundit për kualifikim në Euro 2020.

Challandes: Bullgaria skuadër e fortë, por ne synojmë fitoren
Lexo po ashtu Challandes: Bullgaria skuadër e fortë, por ne synojmë fitoren

“Kosova luan futboll të hapur, duke ecur përpara. Ata kanë një portier që luan shumë mirë me këmbë, gjë që nuk është e mirë për ne”, ka thënë fillimisht Balakov në konferencën për shtyp.

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov në konferencë për shtyp (Foto: sportal.bg)

“E njoh trajnerin e tyre mjaft mirë – një specialist shumë kreativ dhe me përvojë. Ata nuk kanë frikë dhe nuk bëhen mërziten të luajnë në pjesën e kundërshtarit”.

“Ata kanë futbollistë cilësorë. Ndryshe nga ne, çdo gjë që ata bëjnë është e mirëpritur. Ne presim një lojë shumë të vështirë, por nuk kemi shanse të tjera. Në çdo fushë duhet të jemi më të mirë se ata”.

Balakov e vlerëson lartë Kosovën dhe trajnerin Bernard Challandes (Foto: sportal.bg)

“Unë gjithmonë mendoj për kritikën tonë konstruktive, por disa prej tyre ishin paksa të panevojshme në ndeshjen me Republikën Çeke”.

Trajneri i Bullgarisë, Balakov flet për humbjen nga Çekia dhe ndeshjen e radhës ndaj Kosovës   
Lexo po ashtu Trajneri i Bullgarisë, Balakov flet për humbjen nga Çekia dhe ndeshjen e radhës ndaj Kosovës   

“Çdo gabim nga ajo ndeshje, duhet ta rregullojmë tani. Kemi opsione të ndryshme të lojës. Shpresojmë të fitojmë tri pikë”.

“Është logjike të përpiqesh të rifreskosh ekipin. Pas trajnimit do të shohim se cila është situata dhe vendimet e vështira do të vijnë nesër”, përfundoi trajneri bullgar. /Telegrafi/

Bullgari – Kosovë, UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes
Lexo po ashtu Bullgari – Kosovë, UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori