LAJMI I FUNDIT:

Trajnerët dhe tifozët shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e Vokrrit

Trajnerët dhe tifozët shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e Vokrrit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës pas një infarkti në zemër. I ndjeri nuk ka mundur ta  përballojë sulmin dhe ka vdekur ende pa mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Të gjithë trajnerët, lojtarët  dhe bashkëpunëtorët e tij janë tronditur kur morën lajmin se presidenti kishte vdekur.

Në shkurt të vitit 2008, ai e  mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së, por ai nuk mundi ta përfundojë.


Eroll Salihu, njeriu më i afërt me Vokrrin, ishte i tronditur pas këtij lajmi dhe ai këtë vdekje e cilësoi si një ndër humbjet më të mëdha në shtetin tonë.

“Është e vështirë me përcjell një person me të cilin sinqerisht jo vetëm ne aspektin zyrtar, si shok mik të ngushtë që e kam pasur kam kaluar së paku 10 vitet më intensive të jetës time, momentet më të këqija, momentet më të vështira por edhe e kemi pasur fatin edhe Fadil Vokrri si legjendë e futbollit, por edhe si personalitet i cili ka bërë një bujë të madhe edhe në organizmat më të mëdha të futbollit. Ka krijuar miq nuk ka krijuar armiq, ka krijuar miq dhe i kemi dyert e hapura kështu që ndihem krenar së pari si ish futbollist si shok, së pari si sekretar gjeneral i tij që kemi pasur një president të tillë, një person të tillë”, ka deklaruar Salihu.

Trajneri i kombëtares u-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi pohoi se Vokrri ishte ai shtytësi kryesor i punës, ai i cili ka folur gjithmonë për vazhdimin e punës  dhe pritjet e rezultateve pas punës.

Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin

“Përkrahja ka qenë maksimale prej tij në çdo aspekt, pothuajse çdo herë ku kemi qenë para opinioni, ai nuk e ka treguar atë mbështetje, duke aluduar do të shohim, do të shohim, por në të vërtetë gjithmonë kemi pasur përkrahje maksimale dhe mendoj që ata që ka bërë ai me bashkëpunëtorët e vet, komunitetit ekzekutiv, edhe të gjithë njerëzit, miqtë, dashamirët nga Italia, Gjermani dhe të gjithë vendeve tjera për pranimin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm shumë orë pa fjetje dhe kështu me radhë kështu me radhë”, është shprehur Krasniqi.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ishte tejet i mërzitur me faktin se nuk do ta gjejë më Fadil Vokrrin në organizimet sportive, duke thënë se ai ka humbur idhullin e tij – transmeton KosovaPress.

“Ka ditur gjithmonë të na befasojë, edhe kësaj radhe na befasoi por na befasoi shumë rëndë. Na ka befasuar me gola të mirë, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm, ka qenë legjendë, lojtari më i madh shqiptar, ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm si kryetar edhe është një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e madhe për opinionin futbolldashës, për popullin shqiptar. Jemi tronditur, na ka tronditur, iku shpejt. Mirëpo iku për me hy në përjetësi. Ai do të jetë i përjetshëm, gjithmonë do t’i kem kujtimet më të mira për legjendën, për Fadil Vokrrin”, ka thënë ndër tjerash Munishi.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lul Berisha u shpreh i mërzitur me ikjen e kryetarit të Federatës së Kosovës në Futboll, ai e cilësoi këtë vdekje si më të rëndën të vendit.

“Besoj që çdo fjalë është e tepër, në aspektin mbarë shqiptar sepse ka qenë një njeri shumë i madh. Besoj që mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës është vdekja më e rëndë e këtij vendi. Kushdo që e ka njofto ka mundur të dijë se si kanë mundur të jenë takimet me të. Çka të shtojmë është e tepërt besoj që është tmerruese”, ka theksuar Berisha.

Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 15:00.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori