LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Duhet të mendohet për koalicion të gjerë

Trajanov: Duhet të mendohet për koalicion të gjerë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, konsideron se nuk ka kushte për shumicë të re në Parlament, por sipas tij, duhet të mendohet për koalicion të gjerë në të cilin të gjitha partitë parlamentare do të të përfshihen.

Tranajov, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, konsiderohet pjesë e shumicës, por po shqyrton hapur opsione të tjera.


“Mendoj se tani nuk ka kushte për shumicë të re parlamentare dhe as që flet askush për këtë. Ajo temë ka kaluar dhe tani ndoshta jemi më afër hapjes së pyetjes nëse duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare apo t’i shkojmë deri në fund mandatit. Në një situatë të tillë, sugjerimi im është, para së gjithash, të mendohet për një koalicion të gjerë, në të cilin do të përfshihen të gjitha partitë parlamentare dhe mendoj se në këtë mënyrë do të përfshihen të gjitha kapacitetet e mundshme në shtet për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet tani vendi jonë”, tha Trajanov.

Me koalicion të gjerë, thotë Trajanov, do të thotë se në të duhet të hyjnë edhe OBRM-PDUKM dhe partitë e tjera opozitare. Deputeti i LD-së, edhe pse pjesë e Qeverisë, nuk e mbështeti Marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa në shumë raste, është shprehur hapur kundër Qeverisë, pjesë e së cilës është vet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori