LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në det, fundoset varka me 50 emigrantë – 9 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Tragjedi në det, fundoset varka me 50 emigrantë – 9 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Një varkë e cila mendohet se transportonte 50 emigrantë është përmbytur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, një milje larg brigjeve të Lampedusës.

Rojet bregdetare arritën të rikuperonin trupat e 9 viktimave.

Sipas mediave, përcjell oranews.tv, midis personave të zhdukur mendohet se janë edhe 8 fëmijë. Prokuroria ka nisur hetimin për anijen.

Çfarë ndodhi në det?

Sipas hetimeve paraprake, kur rojet bregdetare dhe policia financiare u afruan pranë varkës për transferimin, emigrantët u zhvendosën të gjithë në njërën anë të mjetit lundrues duke e përmbysur me kokë poshtë në det.

Ndërhyrja e rojës bregdetare u nxit nga raporti i marrë nga Qendra Unike e Reagimit në lidhje me një varkë të vogël me rreth 50 migrantë.

Siç është raportuar nga rojet bregdetare në një deklaratë, “rreth orës 00:15 anija patrulluese shikoi varkën e mbingarkuar 6 milje larg ishullit të Lampedusas dhe pas disa minutash mbërriti edhe njësia e rojës së financave. Gjatë operacionit të shpëtimit, zhvendosja e papritur e emigrantëve bëri që anija të përmbyset”.

Përveç njësive detare të rojës bregdetare dhe policisë financiare, një helikopter është angazhuar në operacionin e shpëtimit.

Kryebashkiaku i Lampedusas, Totò Martello, tejet i prekur nga ngjarja ka kërkuar masa të menjëhershme.

“Boll më me të tilla masakra në det. Mjafton të mblidhen kufomat që notojnë. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të njerëzve të varfër që vdesin në det ndërsa ndjekin ëndrrën për të përmirësuar jetën e tyre. Politika duhet të veprojë”.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori