LAJMI I FUNDIT:

Toyota përshpejton prodhimin e modeleve elektrike: Qëllimi është më shumë se 600,000 njësi në 2025

Toyota përshpejton prodhimin e modeleve elektrike: Qëllimi është më shumë se 600,000 njësi në 2025

“Crossover-i” bZ4X momentalisht është vetura elektrike e vetme e Toyota që prodhohet në masë.

Tani marka japoneze ka filluar të lëvizë me shpejtësi dhe ka njoftuar hiper-prodhimin e veturave elektrike, dhe nga viti 2026 do të lansojë në treg veturën e parë elektrike me gjeneratën e re të baterive me teknologji solide të elektroliteve dhe me rreze të vozitjes deri në 800 kilometra.


Duke ditur faktin se gjiganti nga Japonia akoma është një lojtar pasiv në segmentin e veturave të pastra elektrike dhe që në plan të parë i mban modelet hibride si pionier të kësaj teknologjie, shifra e shitjeve globale të veturave elektrike të grupit Toyota arriti në pak më pak se 25,000 njësi.

Toyota do të përshpejtojë prodhimin e veturave elektrike të markave të saj Toyota dhe luksoze Lexus, raportoi gazeta Nikkei, përcjell Telegrafi.

Një raport nga Nikkei thotë se prodhuesi i veturave ka të ngjarë të rrisë prodhimin e veturave elektrike në vitet e ardhshme për të arritur një prodhim vjetor prej më shumë se 600,000 veturash në vitin 2025.

Ky duket si një qëllim më real, pasi përfaqësuesit e markës japoneze kanë deklaruar më parë në mënyrë ambicioze se marka synon të shesë 1.5 milionë vetura elektrike në vit deri në vitin 2026 dhe 3.5 milionë – rreth një e treta e vëllimit aktual global – deri në vitin 2030.

Toyota shiti më pak se 25,000 vetura elektrike në mbarë botën vitin e kaluar, duke përfshirë markën e saj Lexus. Rezultatet përfundimtare priten për këtë vit dhe është paralajmëruar një rritje e prodhimit të veturave elektrike në rreth 150,000 vetura, ndërsa për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje graduale në vargun deri në 190,000 vetura. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Toyota e ka seriozisht, bateritë e teknologjisë së re dhe deri në gjashtë modele të reja deri në vitin 2025

Toyota e ka seriozisht, bateritë e teknologjisë së re dhe deri në gjashtë modele të reja deri në vitin 2025

Auto
Toyota prezantoi një tjetër model të veçantë Supra

Toyota prezantoi një tjetër model të veçantë Supra

Auto
Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Auto
Një

Një "nxënës" në Angli dështoi në 59 teste teorike të autoshkollës, përpara se më në fund ta kalojë atë

Auto
Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Auto
Cilat automjete janë më të besueshme - elektrike, benzinë apo naftë?

Cilat automjete janë më të besueshme - elektrike, benzinë apo naftë?

Auto
Kalo në kategori