LAJMI I FUNDIT:

Toyota një hap më afër prodhimit të ndërruesit manual tek makinat elektrike

Toyota një hap më afër prodhimit të ndërruesit manual tek makinat elektrike

Gjiganti japonez i automjeteve Toyota është një hap afër prodhimit të ndërruesit manual të shpejtësive tek makinat elektrike.

Toyota ka njoftuar më parë se po zhvillon një transmision manual për një model me bateri, megjithëse thuhet se një version prodhimi i konceptit të makinës elektrike sportive FT-Se të prezantuar së fundmi do të debutojë me paraqitjen unike, transmeton Telegrafi.


I prezantuar javën e kaluar gjatë panairit të automjeteve në Tokio, Toyota FT-Se pritet të hyjë në prodhim nga viti 2026.

Siç është raportuar më parë, ka gjasa që versioni i prodhimit të FT-Se të bazohet në platformën e gjeneratës së ardhshme të makinave elektrike të Toyota-s, për të cilën Autocar raporton se është duke u përgatitur për të punuar me transmision manual. /Telegrafi/