Tovërlani: Gjithçka mbetet e hapur

Por ndryshimet nga trajneri Afrim Tovërlani në pjesën e dytë sollën ndryshim tek ekipi mitrovicas.
Në 10 minutat e fundit 89-shi arriti të shënoj dy gola të shpejtë për tu kryer ndeshja me rezultat të ngushtë 3-2, që i jep shpresë edhe 89-shit për kalim në finale.
Trajneri i mitrovicasve, Afrim Tovërlani ka thënë se gjithçka mbetet e hapur pas këtij rezultati ndërsa tregon se mbrojtja e tij nuk ishte në nivel.
“Mbrojtja nuk ishte në nivelin e duhur sot, sidomos dy mbrojtësit që duhej t’i ruanin Rexhën e Karahodën. Megjithatë, në pjesën e dytë i dhamë lojës energji të re dhe e dominuam atë, falë edhe zëvendësimeve që i bëmë”, tha Tovërlani për Supersport Kosova pas ndeshjes.
“Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, por ajo që më gëzon është karakteri i futbollistëve, të cilët nuk u ndalën kurrë edhe pse ishim duke humbur 3:0”, tha Tovërlani. /Telegrafi/



















































