LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami nuk i ka mbyllur dyert Eriksenit

Tottenhami nuk i ka mbyllur dyert Eriksenit

Tottenhami duket se e do e kërkojë rikthimin e Christian Eriksenit.

Mesfushori danez u largua nga Spurs në drejtim të Interit, mirëpo ka dështuar të gjejë vetën në Serie A.


Eriksen ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier, dhe Tottenhami po kërkon që ta rikthejë atë sërish në skuadër.

Edhe pse lojtari e kërkoi me ngulm largimin nga klubi, duket se ata nuk i kanë mbyllur derën atij, raporton The Guardian.

Tottenhami është duke punuar që të bind Eriksenin që të rikthehet qysh në janar në skuadër.

Klubi e di se do të jetë e vështirë, pasi për të janë të interesuar edhe Arsenali e Manchester United.

Mirëpo, Spurs natyrisht se do të kenë përparësinë, duke ditur se ai ka luajtur për disa vite për fanellën e tyre. /Telegrafi/