Tottehnhami ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Chelseat.

Ishte një takim i balancuar, por vendasit të ndihmuar nga tifozët fituan ndaj rivalëve lokal.


Goli i parë erdhi nga Dele Alli në minutat shtesë të pjesës së parë dhe rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

C1W0zZFXEAAWX4S

Spurs e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 54 shënoi edhe një herë Alli pas asistimit të Christian Eriksen, i cili asistoi edhe te goli i parë.

Në rast të fitores Chelsea do kishte 14 fitore radhazi, pra do të barazonin rekordin historik të Arsenalit.

Pas kësaj fitore Tottenhami ngjitet në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Chelsea vazhdon në pozitën e parë me 49 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Leicester Cityt, kurse Spurs luajnë kundër WBA-së. /Telegrafi/

telegrafi sport app