LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami dhe Arsenali mendojnë transferimin e Coutinhos

Tottenhami dhe Arsenali mendojnë transferimin e Coutinhos

Tottenham Hotspur dhe Arsenal po shikojnë mundësinë e një transferimi në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin kreativ të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Me Barçën të etur për të mbledhur fonde, ata janë të prirur që ish-lojtari i Interit të ndjekë rrugën e largimit sikurse Lionel Messi dhe Antoine Griezmann .


Sipas mediumit El Nacional, Spurs dhe Arsenali janë të vetëdijshëm për situatën me Coutinhon dhe po mbajnë nën kontroll mesfushorin.

Topçinjtë ishin të zënë në tregun e transferimeve gjatë verës dhe shpenzuan pak më shumë se 150 milionë funte me trajnerin Mikel Arteta që po përpiqet të rindërtoj skuadrën pas periudhës së tyre të fundit të tmerrshme.

Në anën tjetër, biznesi i Tottenham u përqendrua më shumë në bërjen e përmirësimeve të vogla rreth ekipit, me përparësi që të mbanin sulmuesin Harry Kane në klub.

Coutinho është i gatshëm të largohet edhe në huazim, por nëse klubet shprehen të gatshme ta blejnë, atëherë çmimi i brazilianit sillet rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/