25-vjeçari ka bërë paraqitje të mira me Los Blancos në edicionin e kaluar duke i ndihmuar skuadrës që ta fitonte Kupën e Mbretit dhe ‘La Decima’ (trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve).

“Jam i nderuar që gjendem në listën e ngushtë për Topin e Artë këtë vit krahas kaq shumë lojtarësh të klasit botëror. Ju uroj fat të gjithëve!”, ka shkruar uellsiani në Twitter, raporton Telegrafi.


Favorit për çmimin prestigjioz edhe këtë vit është bashkëlojtari i Bale, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app