LAJMI I FUNDIT:

Top tri gjërat më budallaqe në të cilat të rinjtë i shpenzojnë paratë

Top tri gjërat më budallaqe në të cilat të rinjtë i shpenzojnë paratë

Nuk është ndonjë sekret se mijëvjeçarët (personat mes moshës 22 dhe 36 vjet) janë në borxh. Në borxh të madh.

Mesatarisht një amerikan i kësaj moshe është në borxh rreth 42,000 dollarë, dhe shumica e kësaj shume nuk ka të bëjë me kreditë e studimeve – por kryesisht shpenzime me kredit kartelë, transmeton Telegrafi.


Borxhet e kredit kartelës në Amerikë e kanë kaluar vlerën prej 1 trilion dollarëve në vitin 2017. Dhe me kostot e jetesës që vazhdojnë të rriten, borxhi vetëm sa po thellohet.

Sa shpesh jeni ankuar te ndonjë shok – me shaka apo njëmend – se jeni të varfër?

Këtë e bëjnë shumica e të rinjve, megjithëse statistikat tregojnë se mijëvjeçarët janë ata të cilët vazhdimisht shpenzojnë para në gjëra që duhet shmangur.

Ekspertët financiarë tregojnë tri gjërat më budallaqe në të cilat mijëvjeçarët i shpenzojnë paratë.

1: Për kafe që ka çmimin 4 dollarë

“4 dollarë një kafe. Jashtëzakonisht gjë budallaqe”, thotë Kevin O’Leary, kryetar i ETF.

“Shikoni, e di se do të marr shumë mesazhe urrejtje nga brendet e kafeve, por kafja kushton 18 centë për ta bërë vet. Derisa të keni kursime dhe t’i keni shlyer borxhet, mos blini kafe të shtrenjtë. Jua ndaloj këtë”, ka shpjeguar ai.

Aplikacioni i investimeve personale ‘Acorns’ ka zbuluar se në vitin 2018, një amerikan mesatarisht i ka shpenzuar rreth 1,100 dollarë në vit vetëm për kafe – apo 92$ dollarë në muajt.

2: Shpenzimi tjetër i kotë – në këpuca!

“Nuk ju nevojiten më shumë se katër palë këpucë. Ju nevojiten një palë sandale, një palë atlete për t’u stërvitur dhe dy palë këpucë me të cilat e kombinoni gardërobën – vetëm një idiot blenë më shumë! Kjo për shkak se asnjëherë nuk do t’i mbathni dhe do të qëndrojnë aty për vite të tëra”, thotë O’Leary.

Sa i përket kësaj, femrat duken se më së shumti blejnë këpucë – kompania e këpucëve “DSW” ka treguar se vitin e kaluar 75% e femrave në SHBA i kanë poseduar më shumë se 20 palë këpucë, ndërkaq mesatarisht një mashkull i posedon 12 palë këpucë.

3: Xhinset

O’Leary beson se askush nuk duhet t’i ketë më shumë se tri palë xhinse.

“Nëse keni më shumë se tri palë xhinse – një palë të zeza, një palë të bardha dhe një palë xhinse origjinale – ju jeni idiot. Ju keni më shumë se ç’duhet, nuk ju nevojiten më shumë se tri palë”, thotë ai.

Sot, një palë xhinse origjinale kushtojnë rreth 60 dollarë – që do të thotë se amerikanët i shpenzojnë rreth 38.5 milionë dollarë pantallona denim çdo dit, apo 14 miliardë dollarë në vit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori