Njëri nga filmat e shumëpritur të kësaj vere, Top Gun: Maverick arrin në Cineplexx më 25 maj, me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime.
Super-aksioni Top Gun: Maverick arrin në Cineplexx këtë javë! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 25 maj, duke filluar nga ora 19:00.
Top Gun rikthehet pas 36 viteve që nga shfaqja e parë e origjinalit në kinema në vitin 1986 ku aktualisht filmi i ri ka një vlerësim prej 96% prej kritikëve të filmit në Rotten Tomatoes. Sa i përket ngjarjes së filmit, Tom Cruise në rolin e Pete “Maverick” Mitchell pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë të Marinës është në vendin ku i takon, duke i shtyrë kufijtë si një pilot i guximshëm testimi dhe duke shmangur avancimin në gradë që do ta ndalonte atë.
Këtë herë ai gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë.
Një trajnim ku duhet të përballohet me një të ardhme të pasigurt dhe me fantazmat e së kaluarës së tij. Tom Cruise dhe Val Kilmer janë të vetmit aktorë që ripërsërisin rolet e tyre nga origjinali i Top Gun ndërsa aktorët e ri që ju bashkangjiten janë Miles Teller, Jon Hamm dhe Jennifer Connelly.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
4x goma vere nga EuroGoma Sh.p.k
6x Kupona me vlerë 50€ për derivate në HIB Petrol
1x Syze Ray-Ban Aviator nga Optika Simon
5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Gift Cards në vlerë 50€ nga Replay
3x Gift Cards në vlerë 50€ nga Celio
2x Gift Cards në vlerë 60€ nga Geox
View this post on Instagram
Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:
4x goma vere nga EuroGoma Sh.p.k
3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në HIB Petrol
2x Syze Ray-Ban Aviator nga Optika Gacaferi<
View this post on Instagram
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën