Pasi e nokautoi Luis Ortizin në mëngjesin e të dielës sipas kohës tonë lokale, Deontay Wilder ka thënë se ai e ka goditjen më të fuqishme në histori të boksit.
TalkSport ka bërë një listë se cili prej boksierëve ka përqindjen më të lartë në nokautet të arritura, dhe del që amerikani i prinë dukshëm kësaj liste.
Kampioni në fuqi i WBC-së ka fituar 41 përballje me nokaut nga 43 meçe të zhvilluara dhe kjo ka bërë që përqindja e tij të rritet.
Deontay Wilder (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)
Anthony Joshua është ai që i afrohet më së shumti Wilderit, me 21 nokaute nga 23 meçe që i ka zhvilluar.
Dhjetë nokautet me përqindjen më të lartë në histori të boksit: