Top 15 transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar – spikasin blerjet nga Liga Premier

Afati kalimtar veror është mbyllur më 31 gusht në pesë ligat më të forta në Evropë.
Edhe pse pandemia COVID-19 ka goditur shumë klube, edhe këtë vit nuk kanë munguar blerjet e mëdha.
Liga Premier si zakonisht ka qenë më aktive, ku nga 15 transferimet më të shtrenjta, 11 prej tyre janë bërë në kampionatin anglez.
Manchester United, Chelsea, Manchester City, Arsenal, por edhe Aston Villa ishte mjaftë aktive me blerje.
Dy lojtarët më të shtrenjtë në këtë afat dhe të vetmit që kaluan shifrën e 100 milionë euro, ishin Jack Grealish që kaloi te Manchester City për
117 milionë euro dhe Romelu Lukaku që u bashkua me Chelsean për 115 milionë euro.
Më poshtë i gjeni 15 blerjet më të mëdha në këtë afat kalimtar.
15. Kurt Zouma, nga Chelsea në West Ham (35 milionë euro)







































































