LAJMI I FUNDIT:

Top 10 momentet e sezonit në Angli

Top 10 momentet e sezonit në Angli

Sezoni futbollistik 2007-2008 në ka qenë një prej më dramatikëve në vitet e fundit, për ekipet angleze. Që nga gjuajtja e parë deri në fishkëllimën e fundit, betejat në këtë sport kanë qenë me shumë kthesa dhe befasi në çdo ligë dhe garë.

Por, cilat kanë qenë momentet më të dukshme të sezonit? Tashmë që kanë mbaruar garat, The Sun sjell 10 momentet që e karakterizuan këtë sezon, ndërsa në komentet më poshtë ju mund të jepni edhe opinionin tuaj se cila ka qenë ngjarja më interesante, dhe nëse ndonjë mungon në këtë përzgjedhje.

10. Arsenal mposht Milanin


Arsenali ka treguar disa rezultate mahnitëse (rikthimi me 10-lojtarë gjatë shiut në Bolton, goli i fitores ndaj Chelseat i shënuar nga William Gallas), por asnjë nuk krahasohet me rëndësinë e fitores heroike në San Siro. Pas barazimit pa gola në Emirates, topçinjtë treguan një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Milanit në ndeshjen e kthimit, për të siguruar fitoren me dy supergola të vonshëm të shënuar nga Cesc Fabregas dhe Emmanuel Adebayor.

9. Lamtumirë Martin Jol

Martin Jol – një trajner i moshuar dhe i dobët. Holandezi shërbente si menaxher i Tottenhamit, pavarësisht se bordi ishte në ndjekje të Juande Ramos. Tottenham përjetoi një start të varfër të sezonit dhe Jol ishte në linjën e kritikave për shkak të dështimit të arrijë sukses me sulmuesin e talentuar Dimitar Berbatov dhe bashkëlojtarët e tij. Ai më pastaj u largua pas ndeshjes për Kupën UEFA përballë Getafes dhe u pasua nga trajneri i Sevillas, Juande Ramos.

8. Sukseset e Barnsleyt për Kupë

Cardiff meritoi vendin në finalen e Kupës FA, por ishte Barnsley ekipi që tregoi magji gjatë garave për këtë trofe. Pasi që zvarritën Liverpoolin në pjesën e parë në Anfield, Barnsley u rikthye për të siguruar një fitore epike ndaj të kuqve në rundin e pestë, falë golit të vonshëm të shënuar nga Steve Howard. Por, vetëm kur u mendua se nuk do shkojë më mirë, ky ekip arriti të eliminojë edhe Chelsean e fuqishëm në rundin e ardhshëm.

7. Mrekullia e Fulhamit

Kur Fulhami hyri në dhomën e zhveshjeve për pauzën mes pjesëve në Manchester City, me dy gola të pësuar, u duk se do të ishte ndeshja vendimtare që do të eliminonte këtë klub nga Premierliga. Por lojtarët e Fulhamit u rikthyen në ndeshje dhe arritën të përmbysin rezultatin për të fituar në fund 3-2. Misioni i tyre më në fund i kompletua edhe me fitoren ndaj Portsmouthit, që mbrojti ekipin nga rënia prej ligës elite të futbollit anglez.

6. Lëndimi i tmerrshëm i Eduardos

Eduardo da Silva sapo kishte filluar të gjejë ritmin nën fanellën e Arsenalit, kur ai pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen përballë Birminghamit. Pyetja nëse Martin Taylor qëllimisht kishte tentuar ta lëndojë yllin e topçinjve, nuk ka nevojë për më shumë debat, por ajo çfarë është e sigurt, ky lëndim rrezikoi seriozisht karrierën e brazilianit me nënshtetësi kroate. Të shohim nëse me rikthimin e tij, ai do të jetë në gjendje t’i flakë tërësisht pasojat e këtij lëndimi të tmerrshëm.

5. Gjuajtje super-njerëzore

Cristiano Ronaldo ishte padyshim ylli i sezonit në Premierligë. Portugezi ishte inspirimi kryesor prapa triumfit të dyfishtë të Manchester United dhe e përfundoi sezonin me një numër mjaft të lartë, prej 42 golash në të gjitha garat. Ka shumë gola që mund të mbahen mend – ai me kokë në Romë, tregolëshi kundër Newcastle – por asnjëri nuk mund të krahasohet me goditjen e lirë kundër Portsmouthit.

4. Rikthimi i Kevin Keegan tek Newcastle

Edhe me standardet e Newcastlet, ky sezon ishte për të qeshur. Menaxher i ri, i pasuar nga një pronar i ri dhe nuk mund të fshihnin të njëjtat mossuksese. Por kur menaxheri Sam Allardyce u shkarkua, pronari Mike Ashley morri një hap të shquar duke sjellë sërish në klub trajnerin Kevin Keegan. Keegan e ndryshoi tërësisht fillimin e tmerrshëm të sezonit, gjatë kësaj here të dytë të tij që drejton këtë klub, por në fillim të sezonit të ardhshëm ai do të përballet me presionin për të arritur sukseset e mëhershme me këtë klub.

3. McClareni dhe ombrella e tij

Ka shumë momente që duhen kujtuar gjatë ndeshjeve kualifikuese të Anglisë në euro 2008, por ndër to veçohen momentet e padëshiruara gjatë humbjes ndaj Kroacisë në Wembley. Gabimi i tmerrshëm i Scott Carson, paraqitja e David Beckham dhe përfundimisht goli shkatërrues që e shënoi Mladen Petriq. Por, pamja që binte në sy ishte menaxheri i kombëtares së Anglisë, Steve McClaren, i cili përcillte ndeshjen nga jashtë vijave, vetëm në shoqëri të ombrellës së tij.

2. Lamtumirë Mourinho

Ndikimi i madh i Jose Mourinhos në futbollin anglez mund të matet me përcjelljet e çdo lëvizjeje të tij, që kur ai u largua nga Chelsea. Trajneri portugez, i cili tashmë është nën drejtim të Interit, mezi ka qëndruar jashtë lajmeve pasi që largimi i tij kontrovers nga Stamford Bridge në shtator habiti të gjithë futbolldashësit. Chelsea kurrë nuk ka pasur një menaxher si Mourinho, dhe tifozët edhe më tej vazhdojnë të kërkojnë sjelljet e tij të paparashikueshme.

1. Humbja e penaltisë nga Terry

Kur John Terry i lodhur eci në drejtim të pikës së penaltisë në stadiumin Luzhniki, kapiteni i Chelseat e dinte se ai mund t’i sillte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve ekipit të tij. Por, pavarësisht që mashtroi portierin e Manchester United, Edwin van der Sar, duke dërguar topin në anën e kundërt, mbrojtësi dërgoi topin jashtë kornizave të golit. Disa çaste më pas dy penalti të sakta të United, e lanë Chelsean me duar të zbrazëta dhe Terryn me sy të përlotur. Disa ditë më pas Avram Grant humbi detyrën e trajnerit të Chelseat.