Afati kalimtar dimërorë i transferimeve nuk sjell vetëm përforcime, por edhe fitime të konsiderueshme për disa klube që kanë ditur të shesin në momentin e duhur.

Një nga statistikat më interesante të afatit të janarit lidhet pikërisht me shumat e arkëtuara nga shitjet e lojtarëve.


Afati i transferimeve dimërore për vitin 2026 është mbyllur në shumicën e kampionateve kryesore evropiane, me natën e së hënës së kaluar që shënoi fundin zyrtar për pesë ligat elitare të kontinentit. Megjithatë, në disa vende të tjera, merkatoja mbetet ende e hapur për disa ditë.

Në krye të renditjes qëndron Atlético de Madrid, i cili falë disa largimeve multi-milionëshe në fillim të janarit ka arkëtuar plot 77.5 milionë euro. Pas tyre renditet Bournemouth, që siguroi vendin e dytë kryesisht falë shitjes së Antoine Semenyo te Manchester City.

Në listë dominojnë gjithashtu disa klube angleze, ndërsa nuk mungojnë as surprizat nga kampionate të tjera, si Lazio nga Serie A apo Zenit Saint Petersburg, i cili rrallë shfaqet në këto renditje vitet e fundit.

10 klubet që fituan më shumë nga shitjet në janar:

  1. Atlético de Madrid – 77.5 milionë €
  2. Bournemouth – 72 milionë €
  3. Lazio – 59.7 milionë €
  4. West Ham United – 57.5 milionë €
  5. Wolverhampton Wanderers – 49.7 milionë €
  6. Olympique Marseille – 43 milionë €
  7. Tottenham Hotspur – 40 milionë €
  8. Rennes – 39 milionë €
  9. Atalanta – 37 milionë €
  10. Zenit Saint Petersburg – 35 milionë €

/Telegrafi/

telegrafi sport app