LAJMI I FUNDIT:

Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti

Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti
Tom Jones, Linda Jones, Mary Wilson, Marjorie Wallace (Foto: Getty Images/Guliver)

Tom Jones ka qenë i martuar me gruan e tij, Melinda Rose Woodward, për 59 vite, mirëpo autori i hitit Sex Bomb ka thënë se ka fjetur me 250 femra në vit gjatë kohës kur ka qenë në turne.

Gruaja e këngëtarit ndërroi jetë në vitin 2016 në moshë 75 vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin. Muzikanti e ka përshkruar si një grua të mrekullueshme dhe si dashurinë e jetës së tij.

Mirëpo, edhe pse është konsideruar e këndshme, martesa e tyre e gjatë është shoqëruar me tradhti të shumta të bashkëshortit, derisa bashkëshortja e muzikantit ishte mësuar ta mbyllte njërin sy.

Ata u martuan në vitin 1957 kur Linda ishte vetëm 16 vjeçe. Një vit më pas, ajo solli në jetë fëmijën e tyre të vetëm, djalin Mark Woodward.

Djali, gruaja dhe Tom Jones në vitin 1967 (Foto: Ian Tyas/Keystone Features/Getty Images/Guliver)

Në autobiografinë e vitit 2015, “Over the Top and Back”, Tom ka treguar se ishte dashuruar me Lindan që në moshën 12 vjeçare, mirëpo asokohe ishte diagnostikuar me tuberkuloz dhe kishte qëndruar dy vite në krevat.

Ata e nisën lidhjen në moshën 15 vjeçare dhe u martuan një vit më pas, ndërsa shumë shpejt gruaja e tij kishte mbetur shtatzënë.

“Kurrë nuk e kam pasur atë ndjenjë për dikë tjetër, nuk mendoj se mund të dashurohesh më shumë se një herë. Ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time”.

Këngëtari uellsian, Tom Jones dhe gruaja e tij, Linda (Foto: Evening Standard/Getty Images/Guliver)

“Një grua e pabesueshme. Linda është dashuria e jetës sime dhe vazhdon të jetë, edhe pse duket se nuk është ashtu”, ka thënë Jones në librin e tij.

Lajmet për Tom Jones
Lexo po ashtu Lajmet për Tom Jones

Mirëpo, Tom ka rrëfyer se në kulmin e karrierës kishte fjetur me nga 250 femra në vit në periudhat kur shkonte në turne.

Ndërsa i pyetur në US TV se pse nuk janë përfshirë aferat e tij në librin e memoareve, ai ka thënë: “Nuk mendoj se është e rëndësishme. Nuk është diçka që më ka ndërtuar. Nuk është diçka që më ka sjellë këtu”.

Ndër aferat e tij të shumta, është përmendur lidhja dyvjeçare me këngëtaren Mary Wilson. Po ashtu, ai ka qenë në lidhje edhe me Miss Bota, Marjorie Wallace, kur ajo ka qenë 19 vjeçare. Afera e tyre ishte zbuluar kur ishin fotografuar duke u puthur në një plazh.

Miss Bota e vitit 1973, Marjorie Wallace (Foto: P. Wade/Fox Photos/Getty Images/Guliver)

Kur Tom u nda nga ajo, mbretëresha e bukurisë kishte tentuar të vetëvritej me tableta, por kishte mbijetuar.

Jones ka treguar se që nga vitet e gjashtëdhjeta, Linda nuk ka shkruar me të nëpër turne dhe thjesht nuk e pyeste se çfarë po ndodhte prapa shpinës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori